Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës u konfirmua në detyrë në qershor por Komisioneri Publik Dariel Sina kërkon në apel rihapje të hetimit duke konsideruar punën e KPK të mangët dhe duke argumentuar se Andoni nuk arrin të justifikojë bindshëm pasurinë dhe kursimet e saj.
Tag: Komisioneri Publik
Donika Prela kërkon përjashtimin e Natasha Mulajt dhe Ina Ramës për konflikt interesi
Ndërsa Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e saj, ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e nisi ballafaqimin me Kolegjin me kërkesa për përjashtimin e dy gjyqtareve dhe me prova të reja prej 375 faqesh.
Ankimohet vendimi i konfirmimit për gjyqtaren Irena Gjoka
Komisioneri Publik Dariel Sina mendon se gjyqtarja e gjykatës së posaçme nuk arrin të justifikojë blerjen e një apartamenti në vitin 2005 me burime të ligjshme dhe ka pasaktësi në lidhje me pasuritë e tjera të saj . Komisioneri kërkon shkarkimin e saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Anton Martini
Me një ankim të bazuar kryesisht në pasaktësitë e deklarimeve vjetore të pasurisë dhe mos-hetimin e dhunës ndaj një gazetari në vitin 2014 nga një ish-gardist, Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë prokurorin Anton Martini.
Apelohet në Kolegj pushimi i vetingut për një ish-inspektor
Komisioneri Darjel Sina vlerëson se Komisioni e ka marrë vendimin pa identifikuar rrethanat ligjore dhe faktet mbi të cilat ka ndëprerë procesin e rivlerësimit për ish-inspektorin e KLD-së, Pirro Samara.
Akti anti-COVID i qeverisë ‘mban peng’ procesin e vetingut
Ndërsa Shqipëria po shkon drejt hapjes së plotë, procesi i vetingut ka ngelur në vendnumëro prej marsit për shkak të aktit ende të pashfuqizuar të qeverisë për masat e veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore.