Gjatë seancës dëgjimore, prokurori Endrit Bimi dha shpjegime për të ardhurat e babait të bashkëjetuesues nga puna si dentist si dhe për të ardhurat e vëllait në emigrim dhe të prindërve të tij, që sipas KPK-së, kishin burime të ligjshme.
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Skeda e pasurisë së deklaruar –Nazmi Troka– Gjykata e Apelit Vlorë
Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Nazmi Troka do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Prokurorja Ajola Prençi shkarkohet nga detyra
Gjatë seancës dëgjimore u konstatua një raport negativ i DSIK-së për figurën, bazuar në informacione për bashkëshortin ish-prokuror të dënuar për korrupsion, si dhe një balancë negative në blerjen e një apartamenti.
Prokurori i arrestuar për korrupsion nuk justifikon pasurinë
Nga hetimi administrativ ka rezultuar se prokurori i Sarandës, Sali Hasa ka kryer deklarime të pasakta dhe kontradiktore për pasurinë, ka mungesë të burimeve, si dhe është përpjekur t’i fshehë ato. Pranimi i një sipërfaqe toke në bregdet dhe i favoreve të tjera është konsideruar në cënim të besimit të publikut tek drejtësia nga KPK. […]
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ardian Braho
Vendimi për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Ardian Braho është marrë me shumicë votash.
Gjytarja Arbena Ahmeti konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi unanimisht në detyrë gjyqtaren Arbena Ahmeti, ndërkohë që në seancën e shpalljes së vendimit ishin të pranishëm dy qytëtarë që e denoncuan për vendime të padrejta.