Prokurorja Ajola Prenci në KPK | Foto : LSA
KPK Lajme Vendi

Prokurorja Ajola Prençi shkarkohet nga detyra

Gjatë seancës dëgjimore u konstatua një raport negativ i DSIK-së për figurën, bazuar në informacione për bashkëshortin ish-prokuror të dënuar për korrupsion, si dhe një balancë negative në blerjen e një apartamenti.

Prokurorja Ajola Prenci në KPK | Foto : LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Kurbinit, Ajola Prençi. Gjatë seancës dëgjimore të premten më 22 tetor, prokurorja Prençi dha shpjegime për balancën negative të konstatuar për blerjen e një apartamenti si dhe për një raport negativ të DSIK-së, që bazohej në informacionet lidhur me bashkëshortin ish-prokuror të dënuar për korrupsion. Prençi deklaroi se nuk e kishte fshehur ngjarjen e bashkëshortit dhe theksoi se zgjidhja e çështjes së tij u takon organeve të drejtësisë.

Vetingu për prokuroren Prençi u krye nga trypi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun.

Ajola Prençi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe për një dekadë e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Shkodrës. Në vitin 2014, ajo u emërua në Prokurorinë e Matit, ndërsa prej vitit 2016 e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Kurbinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *