Në vendimin e arsyetuar, KPK arsyeton se gjetjet e vëzhgueses ndërkombëtare për cenim të besimit të publikut në vendimarrjen si anëtar i KLD nuk e bëjnë subjektin të papërshtatshëm –por ia transferoi ato Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Trupa u nda në qëndrime për kriterin e pasurisë.
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Skeda e pasurisë së deklaruar –Saimir Smaka – Prokuroria e Vlorës
Prokurori Saimir Smaka i Prokurorisë së Vlorës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Blerta Hamza – Prokuroria e Shkodrës
Prokurorja Blerta Hamza e Prokurorisë së Shkodrës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon pasurinë e deklaruar të subjektit.
Gjyqtarja Zegjine Sollaku përballet me probleme për justifikimin e pasurisë
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku u mbrojt nga bashkëshorti i saj, Theodhori Sollaku, i cili pretendoi se të gjitha transaksionet ishin kryer prej tij dhe se kishin burime të ligjshme –ndërsa Komisioni i nxorri me 7 milionë lekë minus për të justifikuar investimet në pasuritë e paluajtshme.
KPK ngre dyshime se prokurori Dritan Marku fabrikoi dokumente për justifikimin e pasurive
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duket se prokurori i Vlorës, Dritan Marku ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia në nënshkrimin e një kontrate kapari dhe një kontratë shitje për një apartament në Vlorë, këtë të fundit pa praninë e palës blerëse, me qëllim justifikimin e burimeve financiare për krijimin e pasurive të mëvonshme.
KPK gjen mungesë të burimeve financiare për prokurorin Ervin Karanxha
Pas një serie kërkesash për përjashtimin e dy komisionereve dhe të gjithë trupit gjykues, KPK relatoi gjetjet për prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, të cilat lidheshin kryesisht me mungesën e 3.4 milionë lekëve në analizën financiare si dhe ‘hetime të kufizuara’.