Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndëpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtarin e Tiranës, Ahmet Metaliaj për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra pasi u njoh me rezultatet e hetimit administrativ që kishte nisur para një viti e gjysmë.
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Kriza e magjistratëve rrezikon rimëkëmbjen e drejtësisë në Shqipëri
Gjatë pesë viteve të shpenzuara në një konflikt gjyqësor, Hakil Troci nuk ka mundur të shkelë më shumë se njëherë brenda sallës së gjyqit. Në mesin e korrikut, i moshuari me origjinë nga Dibra, banor prej fillimit të viteve ’90 në kryeqytet, po konsumonte një tjetër akt zvarritjeje në Gjykatën Civile të Tiranës. Troci i […]
KLGJ përgatitet të marrë stafetën e vetingut në vitin 2022
Në projekt-buxhetin afatmesëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor parashikohet edhe punësimi i 27 ekspertëve për kryerjen e vetingut pas qershorit të vitit 2022, kohë kur skadon mandati 5-vjeçar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Vendimi i KPK: Prokurorja Alketa Zifla cenoi besimin te sistemi i drejtësisë
Sipas vendimit të arsyetuar të KPK, prokurorja Alketa Zifla përfitoi një kredi të butë nga Bashkia e Fierit përmes veprimeve fiktive dhe pushoi më pas një kallëzim ndaj zyrtarëve të kësaj bashkie në kushtet e ‘konfliktit të interesit’.
Veliera e gjyqtarit Kreshnik Omari ekspozoi ‘pasuri të fshehura’ në emër të prindërve
Në vendimin e arsyetuar të shkarkimit të Kreshnik Omarit, Komisioni evidenton mungesa financiare në vlera të mëdha për justifikimin e pasurive të tij dhe të prindërve –për të cilat u ngritën dyshime se janë pasuri të fshehura të vetë subjektit.
Prokurori Granit Shahu dha dorëheqjen 6 muaj pas nisjes së vetingut
Sipas vendimit të KPK-së, prokurori i Tiranës, Granit Shahu humbet të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.






