Gjyqtari i Korçës, Genti Dokollari u pyet gjatë seancës për blerjen me çmim preferencial të një automjeti nga një mik i tij, ndërkohë që ai mori vlerësime pozitive për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
KPK vlerësoi të ligjshme “apriori” burimet e pasurive të gjyqtares Iliba Bezati
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rrëzoi si të paprovuar një raport të DSIK-së kundër gjyqtares Iliba Bezati, ndërsa arsyetoi se ajo nuk mbante përgjegjësi mbi ligjshmërinë e burimit të të ardhurave të vjehrrës që kishin shërbyer si burim kryesor i pasurisë së saj.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Genti Dokollari –Gjykata e Korçës
Gjyqtari i Gjykatës së Korçës, Genti Dokollari do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018.
Standardet e dyfishta: KPK mbajti 9 muaj në sirtar shkarkimin e Aleks Nikollit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përdor një standard për veten dhe një tjetër për gjyqtarët që gjykon, për sa i përket zbardhjes së vendimeve dhe shkeljes së afateve të parashikuara në ligj.
Evjeni Sinojmeri nuk iu përgjigj vetingut, seanca dëgjimore në mungesë
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Tiranë e shortuar në vitin 2018 për t’iu nënshtruar procesit, nuk u paraqit në seancën dëgjimore në KPK me justifikimin e pandemisë, ndërsa Komisioni tha se ajo nuk ishte përgjigjur barrës së provës mbi problemet e pasurisë dhe kishte shkelur me 1 vit lejen e ish-KLD-së duke mos u […]
Skeda e pasurisë së deklaruar –Evjeni Sinojmeri –Gjykata e Apelit Tiranë
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Evjeni Sinojmeri do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.