Skeda e pasurisë së deklaruar –Genti Dokollari –Gjykata e Korçës

Skeda
Gjyqtari i Gjykatës së Korçës, Genti Dokollari do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018.

Gjyqtari Genti Dokollari i Gjykatës së Korçës do të përballet të enjten më 29 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj.

Genti Dokollari u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin. Dokollari ka aplikuar gjithashtu për t’u promovuar si gjyqtar Apeli në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Paralelisht me funksionin si gjyqtar, Dokollari është angazhuar edhe në mësimdhënie.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Genti Dokollari nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Genti Dokollari.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2013, gjyqtari Genti Dokollari deklaronte pasuri me vlerë 580 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij kap vlerën e 1.3 milionë lekëve.

Subjekti zotëron në fund të vitit 2018, një automjet me vlerë 1.3 milionë lekë si dhe likujditete bankare me vlerë 45 mijë lekë.

Të ardhurat për periudhën deklaruese kapin vlerën e 5.8 milionë lekëve, ku gati 90% e tyre burojnë nga paga si gjyqtar i Z. Dokollari. Ai deklaron gjithashtu të ardhura nga mësimdhënia në masën 7.8% si dhe dhurata në cash në masën 2.3% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezulton me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një kredi bankare prej 2.1 milionë lekësh ku subjekti është bashkëkredimarrës solidar, por nuk sqarohet destinacioni i kësaj kredie. Ky detyrim shlyhet rregullisht ndër vite.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al