Gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata u përball me disa pikëpyetje rreth pasurive të saj, burimeve të ligjshme të disa huave dhe me deklarata kontradiktore të bëra për procesin e vetingut, ndërkohë gjyqtarja kërkoi të rihapej hetimi në dy kriteret e tjera.
Tag: KPK
Probleme në të trija kriteret për kryegjyqtarin e Elbasanit Sulejman Kurti
Prona të krijuara me burime të pajustifikuara, një raport sekret që sugjeron lidhje me krimin e organizuar dhe një masë sigurie arrest me burg i paargumentuar rënduan mbi kryetarin e Gjykatës së Elbasanit Sulejman Kurti, i cili u përball me procesin e vetingut të hënën.
Pasuria fundosi gjyqtaren Dhurata Haveri në KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri pasi zbuloi se subjekti kishte mungesë burimesh ligjshme për një numër asetesh të deklaruara dhe ka bërë deklarim të rremë për koston e shkollimit të vajzës.
KPK u nda në vendimin për prokurorin Elvin Gokaj
Kryesuesja e trupës gjykuese Xhensila Pine në mendimin në pakicë shprehet se prokurori Elvin Gokaj duhet të ishte shkarkuar nga detyra dhe jo të pezullohej për një vit për shkak të mangësive profesionale.
Trupa gjykuese e KPK u nda për pasurinë e prokurorit Artan Madani
Komision i Pavaruar i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Artan Madani me shumicë votash, pas trupa gjykuese u nda në vlerësimin e pasurisë së subjektit.
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ndini Tavani
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të premten nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ndini Tavani – njëkohësisht kandidat për Strukturën ë Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK.