Komisionerja Irena Nino i kërkoi të martën Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shqyrtojë edhe një herë çështjen ndaj prokurorit të Dibrës Urim Buci dhe të vendosë shkarkimin e tij. Në ankimin e paraqitur dhe mbështetur kryesisht në qëndrimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Nino thotë se “subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm […]
Tag: Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit
Problemet me një kontratë shit-blerje vënë në vështirësi prokurorin Ylli Bashaj
Prokurori i Tiranë Ylli Bashaj i tha Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të hënën se ai e vlerësonte procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por këmbënguli se ai nuk do të kishte kërkuar edhe sot kontrata noteriale për huatë e marra nga të afërm. “Ata më besojnë mua dhe unë u besoj atyre”, tha […]
KPA dëgjon qëndrimet për analizën financiare të gjyqtares Irena Brahimi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 5 qershor me qëndrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe të gjyqtares së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Irena Brahimi lidhur me analizën financiare të kryer në funksion të ankimit të konfirmimit në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi. Kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj […]
ONM rekomandon ankimin në Kolegj të prokurorit Urim Buci
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM rekomandon Institucionin e Komisionerëve Publikë të ankimojnë vendimin e konfirmimit në detyrë të Prokurorit të Dibrës, Urim Buci, duke e konsideruar arsyetimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për pasuritë të gabuar dhe të pasaktë. Urim Buci u konfirmua me shumicë votash më 27 prill 2023, ndërkohë që tre […]
Ish-këshilltarja ligjore humbet të drejtën për të punuar për 15 vjet në drejtësi
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, KPK vendosi më 11 prill 2023 të ndërpresë procesin e vetingut për ish-këshilltaren ligjore, Ornela Xhembulla dhe t’i ndalojë asaj emërimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Ornela Xhembulla ka ushtruar detyrën e ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme për periudhën janar 2015 – shkurt 2017, kur me urdhër […]
Biznesi i Sokol Malajt në transportin e naftës vë në pikëpyetje karrierën si prokuror
Zotërimi i aksioneve në një kompani të transportit të naftës nga prokurori Sokol Malaj u debatua gjatë të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. KPK në gjetjet e saj, në raportin e lexuar nga relatorja Brunilda Bekteshi, theksoi se dukej sikur Malaj “ka vepruar në papajtueshmëri me detyrën e prokurorit”. KPK i kishte kaluar […]






