Ibsen Elezi, ish-këshilltar i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Kukësit ishte i bindur se rruga do të zhbllokohej, kur të shtunën e 31 marsit 2018 iu bashkua mijëra protestuesve të mbledhur kundër vendosjes së pikës së kontrollit për pagesën e taksës nga kompania koncesionare e autostradës Milot-Morinë. “Kam qenë i bindur se do hiqej […]
Tag: Policia
‘Tradhtarët e luftës” kundër COVID-19: Oficerët e policisë nën akuzë për korrupsion
Ardian B. është pronar i një dyqani të vogël në qytetin e Korçës, prej nga shet niseshte dhe pana për pastiçeritë si dhe furnizon furrat e bukës me tërshërë dhe lëndë të parë. Më 16 mars, pak ditë pasi Këshilli i Ministrave urdhëroi me akt normativ mbylljen e të gjitha bizneseve me përjashtim të atyre […]
Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes “Toyota Auris”
Një skenar i pretenduar për një pronar gjerman të 3.4 milionë eurove të sekuestruara në Durrës dhe ambicieve të tij për të blerë toka në bregdet rrëzoi hetimet e kryera në Shqipëri, Belgjikë dhe Gjermani për rrjetin e dyshuar të pastrimit të parave përmes importit të makinave “Toyota Auris” –pa u verifikuar as nga Prokuroria […]
‘Peshqeshi i KÇK’ mbi Lungomare u ndërtua me firmën e Edi Ramës
Ndërsa qytetarët e Vlorës ishin të mbyllur në shtëpi për shkak të kufizimit të qarkullimit, një ekskavator u shfaq në Lungomare dhe pasi shkuli një palmë, hapi një gropë të re ndërtimi mbi asfalt në mbrëmjet mes 20 dhe 25 prillit. Arnimi i Lungomares për llogari të një karburanti u prit me zemërim nga qytetarët […]
Kërcënime dhe procedurë: Si e gjunjëzoi drejtësinë Emiljano Shullazi
Ditën kur gjyqtarja Saida Dollani e Apelit për Krime të Rënda u caktua kryetare e trupës në çështjen kundër Emiljano Shullazit, bashkëshorti i saj mori si mesazh një pistoletë në gojë. Mbrëmjen e 23 prillit 2019, Kristaq Prifti ishte duke tymosur një cigare në ambientet e jashtme të një lokali në afërsi të shtëpisë, kur […]
Betoni i dobët dyshohet si shkak për disa nga viktimat e tërmetit
Tetë nga nëntë anëtarët e familjes Lala humbën jetën më 26 nëntor, pasi lëkundjet e tërmetit shkatërrimtar e kthyen ndërtesën 4-katëshe ku ata banonin, brenda pak sekondash, në një pirg rrënojash betoni dhe hekuri në zonën e ish-kënetës në Durrës. Dy muaj më vonë, prokurorët po analizojnë me kujdes të dhënat e përftuara nga analizat […]






