Ish-prokurori Petrit Bica dhe avokati i tij, pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Veting

KPA lë në fuqi përjashtimin 15-vjeçar nga sistemi ndaj prokurorit Petrit Bica

Kolegji i Posaçëm i Apelimit edhe pse gjeti “shkelje të rënda” në procedurat e ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të hënën me shumicë votash të lërë në fuqi vendimin, i cili përjashton prokurorin Petrit Bica nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet. Në leximin e vendimit kryesuesja e trupës Mimoza Tasi tha […]

Prokurori Arian Ndoja pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: LSA
KPK Lajme Veting

Kontaktet e papërshtatshme, KPK shkarkon prokurorin Arian Ndoja

Prokurori i Durrësit Arian Ndoja u shkarkua të premten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit në dy prej kritereve. Gjatë seancës dëgjimore trupa e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Xhensila Pine anëtare dhe Firdes Shuli relatore vunë në dukje lidhjet e Ndojës me të paktën dy persona që u cilësuan me precedentë penalë […]

Prokurorja Anita Jella (djathtas) dhe avokatja e sja Romina Zano | Foto: BIRN
Analiza KPA Veting

KPA u nda në vlerësimin e prokurores Anita Jella

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në vlerësimin e ankimit të Komisionerit Publik Darjel Sina, kundër vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella. Prokurorja Jella u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2019, por vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i kërkuan Komisionerit […]

Prokurori Florian Bonjaku në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

Rihapet hetimi për prokurorin Florian Bonjaku

Kur pritej që prokurori i Krujës, Florian Bonjaku të njihej me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me procesin e rivlerësimit ndaj tij, kryesuesja e trupës Xhensila Pine njoftoi se ishte vendosur riçelja e hetimit administrativ. Ajo sqaroi në seancën e të mërkurës më 27 prill, se data për zhvillimin e seancës […]

Elizabeta Imeraj duke dalë nga seanca e KPA-së | Foto : BIRN/Edmond Hoxhaj
Artikull kryesor ! KPA Lajme Veting

KPA rrëzon si të ‘panevojshme’ shumicën e kërkesave të Elizabeta Imerajt

Ndryshe nga tre seancat e para kur drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj paraqiti për orë të tëra parashtrimet, provat, pretendimet dhe kërkimet e saj, seanca e katërt të martën më 12 prill zgjati rreth gjysmë ore. Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi vendimmarrjen lidhur me kërkesat e palëve për […]