Prokurori Florian Bonjaku në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

Rihapet hetimi për prokurorin Florian Bonjaku

Kur pritej që prokurori i Krujës, Florian Bonjaku të njihej me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me procesin e rivlerësimit ndaj tij, kryesuesja e trupës Xhensila Pine njoftoi se ishte vendosur riçelja e hetimit administrativ.

Ajo sqaroi në seancën e të mërkurës më 27 prill, se data për zhvillimin e seancës se radhës do ti njoftohet subjektit si dhe do të bëhet publike në vijim.

Bonjaku iu nënshtrua rivlerësimit në të tri kriteret nga një trupë e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sabxhaktarin.

Gjatë seancës dëgjumore në 20 prill u konstatua një kontratë fiktive me vjehrrin dhe transaksionet në shitjen dhe blerjen e dy apartamenteve. Bonjaku kundërshtoi gjetjet dhe këmbënguli të konfirmohej në detyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *