Prokurori Lorenc Mërkuri në KPK, pas shpalljes së vendimit të shkarkimit.
Artikull kryesor Analiza KPK Vendi

Lorenc Mërkuri u gjet me probleme në të tre kriteret

Shumica e trupit gjykues të Komisionit konstaton se prokurori i Sarandës Lorenc Mërkuri kreu deklarim të rremë për pasurinë dhe se është i papërshtatshëm për profesionalizmin. Kryesuesi i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj në pakicë vlerëson se Mërkuri nuk ka kryer deklarim të rremë për një apartament për të cilin shumica konkludon se subjekti ndryshoi faktet, […]

Besim Hajdarmataj dhe avokatja e tij, Romina Zano në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: LSA
Analiza KPA Vendi

KPA: Besim Hajdarmataj cënoi besimin e publikut me gabimet profesionale të përsëritura

Mangësitë e vazhdueshme dhe të përsëritura të konstatuara në hetimin e çështjeve nga prokurori Besim Hajdarmataj, si dhe mosveprimi i tij në cilësinë e drejtuesit për procedime të tjera lidhur me sasi të mëdha hashashi, u vlerësuan prej Kolegjit në cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Penalizuese u gjetën edhe mungesat financiare dhe mbajtja e […]

Prokurori Dritan Gina gjatë seancës dëgjimore në KPK.
KPK Në Fokus

KPK: Dritan Gina cënoi besimin e publikut me sjelljen e tij gjatë vetingut

Kërkesat e shumta për përjashtim të trupit gjykues dhe shtyrje të seancave të depozituara në Komision nga prokurori i Tiranës gjatë procesit të rivlerësimit konsiderohen si të qëllimshme dhe së bashku me sjelljen e tij në seancën e shpalljes së vendimit – kur hyri me forcë në sallë, vlerësohen se cënojnë besimin e publikut tek […]