Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh financiare dhe mospërputhje të tjera për blerjen e një apartamenti në Tiranë nga Enti i Banesave si dhe ndërtimin e një shtëpie 3-katëshe në Borsh. Prokurori Xhelili kërkoi hapjen e hetimit edhe për dy kriteret e tjera.
Tag: Prokurore
Skeda e pasurisë së deklaruar –Adnand Xhelili – Prokuroria e Tiranës
Prokurori i Tiranës, Adnand Xhelili do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPK heton shortet e prokurorit Martini gjatë drejtimit të Prokurorisë së Shkodrës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një seancë të dytë dëgjimore me prokurorin Anton Martini, të fokusuar kryesisht mbi një denoncim për procedurat e shortimit të çështjeve për 7 muajt që ai drejtoi Prokurorinë e Shkodrës.
Anëtari i KLP, Besnik Cani sfidon legjitimitetin e dy anëtarëve të Kolegjit
Prokurori Besnik Cani u paraqit para Kolegjit me një kallëzim penal në SPAK për gjyqtarin Luan Daci dhe kërkesën për përjashtim të tij dhe të relatorit Ardian Hajdari, që sipas tij janë zgjedhur në kundërshtim me ligjin. Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet nga një trupë tjetër e KPA-së.
Denoncimet ndaj Dollapajt, Komisioneri kritikon hetimin “e mangët” të KPK
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi verifikimin e plotë të denoncimeve ndaj prokurorit Arben Dollapaj, ndërsa ky i fundit dorëzoi prova të reja për të ardhurat dhe shtëpinë në Valbonë.
Prokurori Simon Pashuku u shkarkua për 80 mijë euro të padokumentuara
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shprehet në vendimin e zbardhur se prokurori i Lezhës, Simon Pashuku dështoi të provonte me dokumente burimin e pasurisë, ku përfshiheshin dhurime nga të afërmit dhe të ardhura qiraje.