Në vendimin e arsyetuar për shkarkimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se analiza financiare dhe konkluzionet e KPK-së për të ardhurat dhe dhuratat nga familjarët janë të pabazuara.
Tag: Prokurore
Prokurori Granit Shahu dha dorëheqjen 6 muaj pas nisjes së vetingut
Sipas vendimit të KPK-së, prokurori i Tiranës, Granit Shahu humbet të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
Prokurori Besim Hajdarmataj shkarkohet për ‘cenim të besimit te drejtësia’
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerësoi se ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kishte shfaqur mangësi në ushtrimin e detyrës si prokur dhe si drejtues dhe se marrëdhënia e tij me dy persona me precedentë tregonte për sjellje jo të denjë jashtë-gjyqësore.
Mosnjohja me raportin e DSIK shtyn seancën për Petrit Çanon
Komisioneri Florian Ballhysa tha se nuk ishte njohur ende me raportin e ndryshuar të DSIK për drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano, ndërsa ky i fundit pretendoi se po sulmohej për shkak të detyrës.
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ardian Ylli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nda detyra të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli.
KPK konfirmon prokuroren Denisa Asko
Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Denisa Asko u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi hetimi administrativ nuk i gjeti probleme.