Prokurori i Shkodrës, Astrit Halilaj u përball të martën më 28 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për mënyrën krijimit dhe përfitimit të disa pasurive të paluajtshme, burimet financiare dhe balancat negative të konstatuara gjatë hetimit administrativ. Ndërkohë, Halilaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si […]
Tag: Prokurore
KPK ngre dyshime për pasuri të fshehura ndaj prokurorit Arben Sharra
Në raportin e lexuar në fillim të seancës dëgjimore, që zgjati 4 orë e 30 minuta, relatorja Genta Tafa (Bungo) vuri në dukje ato që i cilësoi ‘përpjekje të përsëritura për të fshehur pasuri’ nëpërmjet prindërve të prokurorit të Durrësit, Arben Sharra. Relatorja përmendi si të tilla një shtëpi në Kodër Kamëz të ndërtuar nga […]
KPA njihet me kërkimet përfundimtare në çështjen e Natasha Priftit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 27 qershor me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti (Shallapi). Komisionerja Publike, Irena Nino i qëndroi ankimit dhe parashtrimeve duke kërkuar shkarkimin e prokurores për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Prokurorja Prifti, nëpërmjet avokatit të saj Julian Mërtiri, […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Astrit Halilaj – Prokuroria e Shkodrës
Prokurori i Shkodrës, Astrit Halilaj do të përballet të martën më 28 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Genta Tafa Bungo dhe Lulzim Hamitaj. Astrit Halilaj e ka filluar karrierën si oficer i policisë gjyqësore dhe përgjatë dy dekadave ka […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Arben Sharra – Prokuroria e Durrësit
Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Arben Sharra do të përballet të hënën më 27 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Suela Zhegu dhe Genta Tafa Bungo. Arben Sharra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin […]
Marsida Frashëri u dërgua për rishkollim pas mbajtjes në sirtar të çështjeve
Prokurorja e Shkodrës, Marsida Frashëri u pezullua një vit nga detyra më 13 maj 2022 për shkak të problemeve profesionale që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi gjatë procesit të vetingut të saj. Po ashtu, me anë të vendimit të ndërmjetëm, KPK caktoi detyrimin e Frashërit për të ndjekur programin e trajnimit në Shkollën e […]






