Skeda e pasurisë së deklaruar – Çlirim Sino – Prokuroria e Fierit
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Çlirim Sino – Prokuroria e Fierit

Prokurori Çlirim Sino i Prokurorisë së Rrethit Fier do të përballet të hënën më 4 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Çlirim Sino e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2005 dhe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Fier prej një dekade e gjysmë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Çlirim Sino nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Çlirim Sino.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Çlirim Sino deklaronte pasuri me vlerë 5.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 18.4 milionë lekëve.

Sino zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8.1 milionë lekë, likujditete bankare prej 6.7 milionë lekësh, automjete me vlerë 2.3 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 1.3 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 28.2 milionë lekë, nga të cilat 43% kanë si burim pagën e subjektit, 54% të ardhurat e bashkëshortes nga puna si përmbaruese gjyqësore dhe si notere dhe gati 3% nga shitja e automjeteve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” pronat e përfituara si dhuratë apo trashëgimi nga prindërit.

Në vitin 2003, subjekti Çlirim Sino deklaron të zotërojë apartament banimi me vlerë 5,000,000 lekë të trashëguar nga babai, ndërsa në vitin 2008 deklarohet shtesë aseti në pasuri të paluajtshme në vlerë 3,100,000 lekë, në bashkëpronësi me bashkëshorten, përfituar si dhuratë nga prindërit e kësaj të fundit.

Në vitin 2015, deklarohet shtesë në depozitën bankare në emër të bashkëshortes në vlerë fillestare 4,000,000 lekë, me burim transferimin nga llogaria e biznesit të saj si përmbaruese gjyqësore.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *