Skeda e pasurisë së deklaruar – Astrit Halilaj – Prokuroria e Shkodrës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Astrit Halilaj – Prokuroria e Shkodrës

Prokurori i Shkodrës, Astrit Halilaj do të përballet të martën më 28 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Genta Tafa Bungo dhe Lulzim Hamitaj.

Astrit Halilaj e ka filluar karrierën si oficer i policisë gjyqësore dhe përgjatë dy dekadave ka mbajtur pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit. Prej vitit 2016, Halilaj punon si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Shkodër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Astrit Halilaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Astrit Halilaj.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Astrit Halilaj deklaronte pasuri me vlerë 5.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 16.7 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2016, ai zotëronte familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 11.2 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.9 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.4 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 1.2 milion lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kapin vlerën e 21.9 milionë lekëve, nga të cilat gati 52% kanë si burim pagën e subjektit, 37% nga pagat e familjarëve dhe 3.6% nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e subjektit për dy llogari bankare në emër të vëllezërve emigrantë si dhe një hua të marrë për blerjen e një apartamenti në Vlorë.

Subjekti Astrit Halilaj në deklarimin e vitit 2003 ndër të tjera deklaron dy llogari bankare në shumat 10,000 USD dhe 17,000 USD që u përkasin vëllezërve, me burim të ardhurat nga puna në emigracion.

Në vitin 2010 deklarohet një apartament 1 + 1 në Vlorë, sipas kontratë premtim shitje me vlerë totale 35,000 euro, paguar 2 këstet e para 20,000 euro. Ndërsa si burim për shumën e paguar janë të ardhurat nga puna dhe huamarrje me vlerë 10,000 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *