Pasi refuzoi të kontrollohej nga Garda e Republikës, prokurori Dritan Gina u përpoq të hynte në sallë me forcë, por nuk u lejua. KPK shpali vendimin e shkarkimit në mungesë.
Tag: Prokuroria e Rrethit Tiranë
Dështon për herë të dytë seanca dëgjimore për Dritan Ginën
Komisioni pranoi kërkesën e prokurorit të Tiranës, Dritan Gina për shtyrjen e seancës me pretendimin se avokati i tij mbrojtës e kishte të pamundur të ishte i pranishëm për shkak të gjendjes shëndetësore.
Vendimi i KPK: Prokurorja Alketa Zifla cenoi besimin te sistemi i drejtësisë
Sipas vendimit të arsyetuar të KPK, prokurorja Alketa Zifla përfitoi një kredi të butë nga Bashkia e Fierit përmes veprimeve fiktive dhe pushoi më pas një kallëzim ndaj zyrtarëve të kësaj bashkie në kushtet e ‘konfliktit të interesit’.
Prokurori Granit Shahu dha dorëheqjen 6 muaj pas nisjes së vetingut
Sipas vendimit të KPK-së, prokurori i Tiranës, Granit Shahu humbet të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
Prokurori Besim Hajdarmataj shkarkohet për ‘cenim të besimit te drejtësia’
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerësoi se ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kishte shfaqur mangësi në ushtrimin e detyrës si prokur dhe si drejtues dhe se marrëdhënia e tij me dy persona me precedentë tregonte për sjellje jo të denjë jashtë-gjyqësore.
KPK konfirmon prokuroren Denisa Asko
Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Denisa Asko u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi hetimi administrativ nuk i gjeti probleme.