Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë të premten më 28 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Zarka pati një seancë të shkurtër dëgjimore një ditë më herët, gjatë së cilës dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka […]
Tag: SH
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Vjollca Spahiu
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Vjollca Spahiu u konfirmua në detyrë të premten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit në të tri kriteret. Spahiu, që ka shërbyer një pjesë të madhe të karrierës në Kukës dhe u transferua në Tiranë në vitin 2014, iu nënshtrua gjatë një seance dëgjimore një sërë pyetjesh në […]
Komisionerët Publikë kërkojnë transferimin e Njësisë Ligjore në SPAK
Mandati i dy organeve të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur si procesi i “Vetingut”, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë përfundon në dhjetor 2024 dhe kompetencat e tyre kushtetuese kalojnë tek këshillat drejtues dhe drejtuesi i SPAK. Drejtuesi i SPAK, sipas Kushtetutës, do të ketë detyrën përfaqësimin e çështjeve në […]
Ish-shefi IKMT-së Sarandë, Julian Prendi dënohet për korrupsion
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 26 qershor të deklarojë fajtorë ish-drejtuesin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT Sarandë, Julian Preni i akuzuar për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; Arjel Balani, ish-punonjës i Zyrë së Urbanistikës Sarandë i hetuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe biznesmenit […]
Fantazma e dizinformimit nuk mund të shmangë problemet reale të medias dhe informimit
Deputetët socialistë të Kuvendit të Shqipërisë themeluan pa pjesëmarrjen e opozitës një komision që i ka vënë vetes një detyrë të madhe, të luftojë, duke u konsultuar me SHBA, NATO, BE, mediat, organizatat e të drejtave, etj. etj., “dezinformimin [SIC] dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”. Le t’i […]
“Tele-marketingu i egër”, inteligjenca artificiale përdoret në mashtrimet me ‘call center’
Prokuroria e Milanos në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë zbuluar një skemë të mashtrimit të mijëra qytetarëve italianë nëpërmjet ‘call center’-ave, duke përdorur dhe inteligjencën artificiale për të arritur qëllimin e tyre kriminal. Në njoftimin e SPAK të shpërndarë të martën më 25 qershor, thuhet se mashtrimet janë […]






