Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 12 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Lushnjës, Saemira Hila. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol […]
Tag: SH
Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj
Ish-ministri Ilir Beqaj u la me masë sigurimi arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila mori në shqyrtim kërkesën e tij dhe personave të tjerë për zbutje të masave të sigurimit. Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të […]
Xhelal Rraja, aleat i Durim Bamit kundër Arben Ndokës, arrestohet
Arratia e Xhelal Rrajës, kreut të dyshuar të një bande kriminale me bazë në Nikël të Krujës, mori fund mesditën e së mërkurës, pasi policia e arrestoi në një vendodhje të pacaktuar. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i Rrajës u realizua “pas një pune të mirëfilltë hetimore”. Rraja u bë i njohur për publikun në […]
Zvarritje dhe zhvatje: Si u zgjerua skandali i mikrokredive pas kallëzimeve në Prokurori
Një ditë para vdekjes së tij tragjike, Pal Trashaj besonte ende te drejtësia. Pas denoncimeve të shpeshta publike dhe zyrtare për një skemë mashtrimi me mikrokreditë, 63- vjeçari nga Lezha kapërceu më 2 korrik portën e Prokurorisë së Posaçme në Tiranë në kërkim të një takimi me një oficer të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai […]
Ndani eksperiencën tuaj: Korrupsioni në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri
Një hetim i Prokurorisë së Tiranës zbuloi së fundmi një skemë të dyshuar korrupsioni në të cilën mjekët në spitalin publik të Tiranës, përfshirë personelin e lartë mjekësor, i transferonin pacientët me kancer në klinika private, ku ata do të trajtoheshin me një tarifë, me mjekët e spitalit publik që i referonin, duke marrë një […]
Abuzimet me fondet e BE-së, arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj
Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është arrestuar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Masa e sigurisë ndaj Beqaj është marrë me kërkesë të SPAK, si pjesë e hetimeve për abuzime me fondet e BE-së gjatë periudhës që Beqaj mbante postin e drejtorit të SASPAC. Beqaj ka qenë […]






