Komisioneri Florian Ballhysa mendon se vendimi i konfirmimit në detyrë për gjyqtaren Osmani (Xhengo) të Prokurorisë së Durrësit u krye nga KPK pas një hetimi të mangët administrativ ku nuk u verifikuan pretendimet për pagesë taksash dhe të ardhura të ligjshme.
Tag: Veting
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Flora Hajredinaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi u njoh me shpjegimet e dhëna në seancë dëgjimore nga gjyqtarja Flora Hajredinaj lidhur me mungesë të burimeve financiare dhe një raport negativ të DSIK, vendosi konfirmimin e saj në detyrë.
KPK konfirmon në detyrë shefen e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina
Komisioni nuk gjeti probleme në asnjë prej kritereve të vlerësimit për prokuroren Pranvera Pustina.
Gjyqtari Hamitaj përballet me pikëpyetjen 19 milionë lekë për pasurinë
Gjyqtari i gjykatës së Apelit të Durrësit Tritan Hamitaj u përball në KPK me dyshimet për pasuri të fshehur, kontrata fiktive huaje, mungesë burimesh dhe deklarime të pasakta. Hamitaj replikoi duke vënë në dyshim metodologjinë e KPK për llogaritjen e shpenzimeve, ndërsa pretendoi se procesi ishte i parregullt dhe se nuk i ishte dhënë mundësia […]
Gjyqtari Sandër Simoni bindi KPK se nuk kishte dijeni për dënimin e Valdrin Pjetrit në Itali
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se gjyqtari Sandër Simoni e ka plotësuar me saktësi e vërtetësi deklaratën e kontrollit të figurës. Gjithashtu, pretendimet e DSIK se mundej që Simoni të kishte influencuar në disa çështje u rrëzuan nga Komisioni, pasi rezultoi se ai nuk kishte qenë anëtar i trupave gjykuese.
Gjyqtari Petrit Aliaj shkarkohet nga detyra
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Vlorës u shpall i shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të mosjustifikimit të së paku 19.4 milionë lekëve pasuri.