Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Këlliçin, pasi rezultoi pa probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.
Month: May 2023
Pasaktësitë nuk e lëkundën konfirmimin e prokurorit Arben Dollapaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimin e arsyetuar arriti në përfundimin se prokurori i Apelit, Arben Dollapaj ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë, ndërkohë që disa pasaktësi në deklarim u cilësuan “mangësi të karakterit material”.
Kandidatja për gjyqtare drejt konfirmimit nga KPK
KPK i dha një vlerësim pozitiv për të tre kriteret e vetingut kandidates për gjyqtare Arnisa Këlliçi dhe njëherazi vlerësoi arritjet e saj akademike.
Kandidati për gjyqtar akuzon KPK-në për standard të dyfishtë pas shkarkimit
Ndihmësi ligjor Artor Ylli e cilëson të padrejtë dhe të influencuar politikisht vendimin e KPK-së për shkarkimin e tij nga detyra dhe ndërprerjen e studimeve në Shkollën e Magjistraturës.
KPK shkarkon ndihmësin ligjor Artor Ylli, ndërpritet edhe shkollimi në magjistraturë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash shkarkimin e ndihmësit ligjorë Artor Ylli dhe ndërprejen e studimeve në Shkollën e Magjistraturës, pasi tha se kishte gjetur sjellje jo etike dhe mungesë integriteti që cënonin figurën e gjyqtarit.
Komisioneri apelon prokurorin Besnik Muçi, probleme me huatë dhe tokë bujqësore e padeklaruar
Komisioneri Publik arsyeton se huatë dhe kursimet e Prokurorit të Krimeve të Rënda Besnik Muçi nuk ishin të provuara e për pasojë të ardhurat e tij duhej të konsideroheshin të pajustifikuara. Në kërkesën për të ndryshuar vendimin e KPK-së, komisioneri thotë se toka bujqësore e përfituar nga e shoqja duhej të konsiderohej “mosdeklarim”.