Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin për kreun e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda për shkak të problemeve me justifikimin e pasurive.
Month: June 2023
Kreu i Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj përballet me akuza dhe protestë në KPK
Hysni Demiraj u përball me probleme të pasurisë, të vendimeve gjyqësore dhe një seri denoncimesh nga një gjyqtar i Apelit, ndërsa replikoi me vëzhguesin e ONM-së për etikën dhe një borxh prej 5 milionë lekësh, marrë nga një biznesmen. Demiraj tha se nuk ka shitur drejtësi dhe nuk ka futur duart në xhepat e shqiptarëve. […]
Kolegji shqyrton ankimin kundër anëtares të KLP-së Antoneta Sevdari
Kolegji i Apelimit dëgjoi të mërkurën parashtrimet e komisionerit publik dhe mbrojtjes, për ankimin e vendimit të KPK-së për konfirmimin në detyrë të prokurores Antoneta Sevdari.
KPA bën përfundimtar shkarkimin e Gani Dizdarit
Kolegji i Apelimit la në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e Gani Dizdarit ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Adnan Kosova
Komisioneri Publik i kërkoi të mërkurën Kolegjit të Posaçcëm të Apelimit të shkarkoj prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Adnan Kosova. Sipas ankimit Kosova ka bërë deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.
KPK ngre dyshime mbi pasurinë e prokurorit Artan Bajrami
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda Artan Bajrami u përball në seancë dëgjimore pranë KPK-së me dyshimet rreth burimit të pasurisë dhe mbi pronësinë e një makine. Bajrami kërkoi të konfirmohej në detyrë dhe “një pasaktësi të mos përdorej për vlerësimin e gjithë karrierës”.