KPK rrëzoi si të pabazuara pretendimet e Vrionit për të shtyrë procesin, ndërsa tha se atij i mungonin burimet e ligjshme financiare dhe se disa transaksione ishin të dyshimta; ndërkohë, subjekti kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi hapje të hetimit për dy kriteret e tjera.
Dhuratat e padokumentuara i krijojnë probleme në veting prokurorit Simon Pashuku
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje disa probleme të pasurisë gjatë seancës ndaj prokurorit e Lezhës Simon Pashuku. Pashuku kërkoi rihapjen e hetimit në dy kriteret e tjera.
Shkarkohet nga Kolegji, por Besnik Muçi refuzon të njohë vendimin e vetingut
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin nga detyra të anëtarit më të ri të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi për problemet me pasurinë. Me një interpretim alternativ, Muçi tha se KPA nuk ka kompetencë ta shkarkojë atë si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke u bërë gjyqtari i parë që refuzon të njohë vendimin e vetingut.
“Jam familjar dhe jo i qejfit”: Prokurori Kleanth Zeka përballet me vetingun
Prokurori i Apelit të Vlorës, Kleanth Zeka u përball me probleme të vogla të pasurisë dhe u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin. Ai pretendoi se problemet lidheshin me harresën dhe mosnjohjen e formularëve të deklarimit dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Gjykatësi Arben Vrioni, lojë me KPK si “macja me miun”
Gjykatësi i Apelit Durrës Arben Vrioni shfrytëzoi të gjitha “kartat” për të shtyrë seancën dëgjimore, ndërsa Komisioni u përpoq 3 herë pa sukses të fillonte leximin e relacionit.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Kleanth Zeka –prokuror i Apelit Vlorë
Prokurori i Apelit të Vlorës, Kleanth Zeka do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.