Prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu pati një seancë të shkurtër dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. KPK i kaloi Shehut fillimisht barrë prove për një bilanc negativ prej 1.4 milion lekësh për blerjen e një shtëpie, që prokurori pretendoi se vinte nga keqllogaritja e Komisionit.
Month: July 2024
Gjyqtarja Migena Laska përballet me vetingun
Gjyqtarja Migena Laska e Gjykatës së Tiranës mori vlerësime pozitive për figurën dhe profesionalizmin, ndërsa u pyet nga Komisioni mbi disa transaksione të kryera nga kriterin e pasurisë.
KPA rrëzoi si të parëndësishme arsyetimet që rikthenin në sistem ish-gjytaren e Gjykatës së Lartë
Një shumicë në KPA rrëzoi pretendimet e ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako se nuk kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa la në fuqi penalizimin me 15 vjet ndalim për një vend në sistemin e drejtësisë. Në pakicë dy gjyqtarë arsyetuan se KPA duhej të zbatonte një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit dhe të priste […]
Prokurori i Tiranës, Avni Kaja shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e përfundoi hetimin administrativ vetëm për kriterin e pasurisë ku u konstatuan balanca negative në vlera të mëdha.
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Flojera Davidhi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Korçës Flojera Davidhi dhe të dërgojë për inspektim një çështje.
Skeda e pasurisë së deklaruar – Alfred Shehu– Prokuroria e Elbasanit
Prokurori Alfred Shehu i Prokurorisë së Elbasanit do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.