
Prokurori Alfred Shehu i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën më 18 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.
Alfred Shehu e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Prokurorinë e Gramshit. Prej vitit 2007, Shehu e ushtron funksionin në Prokurorinë e Elbasanit.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Alfred Shehu nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Alfred Shehu deklaronte pasuri me vlerë 4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 5.8 milionë lekëve.
Ai zotëron familjarisht një apartament me vlerë 5.1 milionë lekë, një automjet me vlerë 500 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 150 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29.6 milionë lekë, nga të cilat 64% burojnë nga paga për shkak të funksionit të Z. Shehu dhe 35% nga të ardhurat e familjarëve.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se në vitin 2013, subjekti deklaron blerjen e një apartamenti banimi me vlerë 5,167,424 lekë në Elbasan, me burim kryesor shitjen e banesës së mëparshme me vlerë 3,438,400 lekë. Subjekti nuk deklaron burime të tjera për blerjen e këtij apartamenti.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi ligjshmërinë e pasurive të subjektit, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al