Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Gjergji Tako u përball të mërkurën më 27 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati afro tre orë e gjysmë u pyet dhe dha shpjegime për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi […]
Kolegji shkarkon drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën se pas shqyrtimit në dhomë këshillimi, kishte vendosur shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj. Kryesuesja e trupës, Ina Rama tha se pas shqyrtimit të provave, Kolegji kishte vendosur të ndryshonte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e pati konfirmuar më herët Imerajn […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Guximtar Boçi – Gjykata e Gjirokastrës
Gjyqtari Guximtar Boçi, i pezulluar prej vitit 2016 pas publikimit të një audio-skandali, do të përballet të enjten më 28 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj. Guximtar Boçi e ka nisur karrierën e tij në […]
Rihapet hetimi për prokurorin Florian Bonjaku
Kur pritej që prokurori i Krujës, Florian Bonjaku të njihej me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me procesin e rivlerësimit ndaj tij, kryesuesja e trupës Xhensila Pine njoftoi se ishte vendosur riçelja e hetimit administrativ. Ajo sqaroi në seancën e të mërkurës më 27 prill, se data për zhvillimin e seancës […]
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Fida Osmani
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Fida Osmani. Gjatë seancës dëgjimore më 21 prill, Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtares për krijimin e pasurive si dhe konflik interesi në gjykimin e disa çështjeve. Osmani pretendoi se e kishte përmbysur […]
Matilda Shalla përballet me probleme për pasurinë
Gjyqtarja Matilda Shalla e Gjykatës së Fierit u përball të martën më 26 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK ku gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrën e provës për pasurinë si dhe iu përgjigj pyetjeve të komisionerëve lidhur me situatën e zgjidhjes së martesës. Trupi gjykues që po kryen procesin e rivlerësimit […]