Skeda e pasurisë së deklaruar – Gjergji Tako – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gjergji Tako – Prokuroria e Tiranës

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Gjergji Tako do të përballet të mërkurën më 27 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja. Gjergji Tako përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua si […]

Gjyqtari Dritan Banushi pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme Veting

KPA kërkon analizë të re financiare për gjyqtarin Dritan Banushi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të martën të kërkojë nga Komisioneri Publik një analizë financiare të re për pasuritë e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Dritan Banushi. Banushi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në janar të vitit 2020, por vendimi i konfirmimit të tij u ankua nga Komisioneri Publik […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Matilda Shalla – Gjykata e Fierit
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Matilda Shalla – Gjykata e Fierit

Gjyqtarja Matilda Shalla e Gjykatës së Fierit do të përballet të martën më 26 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Matilda Shalla përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe punoi fillimisht si […]

Gjqytari Astrit Kalaja | Foto: Edmond Hoxhaj
Analiza KPA Veting

KPA me dy qëndrime në konfirmimin e Astrit Kalasë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA është ndarë në vendimarrjen për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Apelit Shkodër, Astrit Kalaja. Shumica e trupit gjykues të Kolegjit, e përbërë nga relatori Sokol Çomo dhe anëtarët Albana Shtylla, Ina Rama dhe Ardian Hajdari e kanë gjetur të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK […]

Përfaqësuesit e institucioneve të vetingut në Komisionin e Ligjeve. Foto: Blerina Gjoka.
Lajme

Ligjet miratojnë rritje pagash për administratën e organeve të vetingut

Komisioni i Ligjeve miratoi të premten kërkesat e Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë për ndryshime në strukturën organizative, organikën dhe klasifikimin e pagave të  personelit për këto organe për vitin 2022. Deputetët pranuan dhe një kërkesë të organeve të vetingut për një shtesë page për personelin administrativ, […]

Gjyqtarja Fida Osmani pas seancës dëgjimore me KPK-në. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Gjyqtarja Fida Osmani përballet me probleme të pasurisë në veting

Gjyqtarja Fida Osmani e Gjykatës së Tiranës u përball të enjten më 21 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime dhe depozitoi akte për të kundërshtuar barrën e provës për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin është mbyllur hetimi paraprak. Procesi i vetingut për gjyqtaren Osmani po […]