Skeda e pasurisë së deklaruar – Gjergji Tako – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gjergji Tako – Prokuroria e Tiranës

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Gjergji Tako do të përballet të mërkurën më 27 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.

Gjergji Tako përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Prej vitit 2007, Tako e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Gjergji Tako nga viti 2004 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Gjergji Tako.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2004, prokurori Gjergji Tako deklaronte pasuri me vlerë 5.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 13.9 milionë lekëve.

Ai deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8.8 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.8 milionë lekësh, automjete me vlerë 2 milionë lekë si dhe kursime cash prej 327 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 17.3 milionë lekë, nga të cilat 65% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni dhe 12% pagat e familjarëve. Gjithashtu, Z. Tako deklaron të ardhura më të ulëta nga licensa profesionale e babait, mësimdhënia si dhe qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë e marra që kanë shërbyer si burim për pasuritë.

Subjekti Gjergji Tako gjatë periudhës së deklarimit 2003-2016 si burim të krijimit të pasurisë përveç të ardhurave nga puna dhe kreditë bankare ka deklaruar edhe huamarrje përkatësisht në vitin 2005 në shumën 600,000 lekë dhe në vitin 2012 në shumën 8,000 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *