Gjatë njofimit të vendimit për prokurorin Shpëtim Garunja. Foto:KPK
Analiza KPK Veting

Vendimi i KPK: Argumentet e konfirmimit të prokurorit Shpëtim Garunja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 26 korrik 2022 të konfirmojë në detyrë prokurorin e Tiranës, Shpëtim Garunja, pasi u vlerësua se kishte vërtetuar të kundërtën e barrës së provës për burimet financiare që kishin shërbyer për blerjen e një apartamenti në kryeqytet. Ndërkohë, konstatimet për mangësitë në aspektin e njohurive ligjore nuk u […]

Gjyqtarja Ariana Caco pas vendimit të shkarkimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Ariana Caco

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 7 tetor vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Ariana Caco. Gjatë seancës dëgjimore më 1 shtator, Caco dha shpjegime për problemet e konstatuara për pasurinë nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, njëkohësisht bashkëshortit të saj, Artur Gumbardhi, i cili i kundërshtoi balancat negative në vlerë […]

Prokurorja Elsa Kareçi në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK

Prokurorja Elsa Kareçi e përmbysi balancën negative në KPK

Prokurorja e Tiranës, Elsa Kareçi u konfirmua në detyrë më 18 korrik 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK u bind prej shpjegimeve të saj se bashkëjetesa me ish-bashkëshortin kishte filluar dy vjet më vonë nga vlerësimi i trupës gjykuese, që solli për rrjedhojë përmbysjen e analizës financiare dhe konfirmimin e saj në detyrë. […]

Markelian Kuqo në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA

KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e Markelian Kuqos

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 5 tetor me konkluzionet përfundimtare në çështjen e juridiksionit displinor për gjyqtarin e Korçës, Markelian Kuqo, ku ky i fundit kërkoi ndryshimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ për shkarkimin e tij nga detyra, pasi liroi me kusht të një dënuar me […]

Prokurori Alfred Sali në seancë dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
Analiza KPK

KPK: Alfred Sali cënoi besimin e publikut me pjesëmarrjen në lojërat e fatit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 22 korik 2022 të shkarkojë nga detyra prokurorin e Vlorës, Alfred Sali, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, duke rezultuar me balancë negative në vlerën 8.7 milionë lekë. Balanca negative ka ardhur për shkak të moskonsiderimit të shumave të përfituara […]

Ish-prokurori Besnik Cani dhe avokati i tij, Eduard Halimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: LSA
Artikull kryesor !

Gjykata e Strasburgut gjen shkelje të konventës në vetingun e Besnik Canit

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të nenit 6.1 të Konventës për të Drejtat e Njeriut sa i përket “të drejtës së një gjykate të krijuar me ligj” në vetingun e ish-prokurorit Besnik Cani kundër Shqipërisë, sipas vendimit të publikuar të martën. Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, zgjedhja e Luan Dacit […]