Gjyqtarja Ariana Caco pas vendimit të shkarkimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Ariana Caco

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 7 tetor vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Ariana Caco. Gjatë seancës dëgjimore më 1 shtator, Caco dha shpjegime për problemet e konstatuara për pasurinë nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, njëkohësisht bashkëshortit të saj, Artur Gumbardhi, i cili i kundërshtoi balancat negative në vlerë totale 43 milionë lekë, të konstatuara për shkak të mos vërtetimit të ligjshmërisë së të ardhurave nga puna e tij si avokat dhe administrimi i pronave të një familje hebreje, sipas tij, e larguar nga Shqipëria në vitin 1990.

Caco mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërsa për profesionalizmin dha shpjegime për gjetje që kishin të bënin kryesisht me tejkalim të afateve në arsyetimin e vendimeve dhe njoftimin e palëve. Shkarkimi i Ariana Gumbardhi Cacos u vendos nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Ariana Gumbardhi Caco e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *