Prokurorja Mariola Mërtiri pas seancës në KPK. Foto:BIRN
KPK

‘Afera e inceneratorëve’ në qendër të vetingut të prokurores Mariola Mërtiri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit prezantoi si gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në kriterin e figurës së prokurores së Tiranës, Mariola Mërtiri dhe i kërkoi asaj shpjegime për lidhjet e saj dhe të bashkëshortit me personat e shpallur në kërkim për akuza të korrupsionit në aferën e inceneratorëve. Siç lexoi relatori Roland Ilia, prokurores […]

Gjyqtarja Elona Toro | Foto: BIRN/ Vladimir Karaj
KPA Veting

KPA vendos të kryejë analizë financiare të re për Elona Toron

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 5 dhjetor 2022 të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik Florian Ballhysa, për kryerjen e një analize financiare lidhur me burimet e krijimit të pasurisë së gjyqtares së Apelit Tiranë, Elona Toro. Vendimi u mor pasi Kolegji u njoh me parashtrimet e palëve dhe çeli hetimin […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Artan Jahollari – Gjykata e Pogradecit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Artan Jahollari – Gjykata e Pogradecit

Gjyqtari i Gjykatës së Pogradecit, Artan Jahollari do të përballet të mërkurën më 7 dhjetor* me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Valbona Sanxhaktari dhe Lulzim Hamitaj. Artan Jahollari përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pas një […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Mariola Mërtiri – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Mariola Mërtiri – Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Mariola Mërtiri e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të hënën më 5 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia. Mariola Mërtiri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe punoi si prokurore […]

Gjyqtari i Shkodrës, Arbër Çela pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Gjyqtari Arbër Çela përballet me balanca negative në blerjen e një apartamenti

Gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës, Arbër Çela u përball të premten më 2 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balanca negative në vlera të konsiderueshme për blerjen e një apartamenti, dyshime për formalizimin e blerjes së një automjeti dy vjet me vonesë për shkak të mungesës […]

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj pas seancës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto: LSA
KPA

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtares Shpresa Beçaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 1 dhjetor 2022 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Vendimi për rëzimin e ankimit të Beçajt ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK është marrë në mënyrë unanime në dhomë këshillimi nga […]