Skeda e pasurisë së deklaruar – Mariola Mërtiri – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Mariola Mërtiri – Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Mariola Mërtiri e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të hënën më 5 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia.

Mariola Mërtiri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe punoi si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Prej vitit 2016, Mërtiri e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurorja Mariola Mërtiri nga viti 2008 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare e deklaruar nga prokurorja Mariola Mërtiri.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2008, prokurorja Mariola Mërtiri zotëronte pasuri familjare me vlerë 4.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 11.9 milionë lekëve.

Deri në fund të vitit 2016, ajo deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 4.5 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 1.7 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 1.4 milionë lekësh si dhe një automjet prej 300 mijë lekësh. Bashkëshorti i Mërtirit deklaron pjesë në kapital me vlerë 4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese  janë 18.5 milionë lekë, nga të cilat gati 48% kanë si burim pagën e subjektit, 37% të ardhurat e bashkëshortit dhe 12% dhuratat në cash nga familjarët.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” dhuratat në cash nga të afërmit, që kanë shërbyer si burim për pasurinë.

Më konkretisht në vitin 2011, Mërtiri deklaron blerjen e një apartamenti banimi me vlerë 4.5 milionë lekë, me burim 2,260,000 lekë të dhuruara nga prindërit dhe vëllai i bashkëshortit si dhe 2,240,000 lekë kredi bankare.

Në deklaratën fillestare të vitit 2008, bashkëshorti i subjektit deklaron të zotërojë 40% aksione në shoqërinë Digital Cable Netëork me vlerë 4 milionë lekë, me burim të ardhurat e prindërve. Sipas deklarimit, kjo kompani nuk kryen aktivitet që prej majit 2007 dhe të ardhurat e saj janë zero.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *