Skeda e pasurisë së deklaruar – Artan Jahollari – Gjykata e Pogradecit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Artan Jahollari – Gjykata e Pogradecit

Gjyqtari i Gjykatës së Pogradecit, Artan Jahollari do të përballet të mërkurën më 7 dhjetor* me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Valbona Sanxhaktari dhe Lulzim Hamitaj.

Artan Jahollari përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Pogradecit, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Artan Jahollari nga viti 2015 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Pogradecit, Artan Jahollari.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2015, gjyqtari Artan Jahollari nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, zotëron pasuri me vlerë rreth 950 mijë lekë.

Ai zotëron një automjet me vlerë rreth 817 mijë lekë dhe likujditete bankare prej 133 mijë lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 4.3 milionë lekë, nga të cilat 81% kanë si burim pagën nga funksioni dhe gati 19% dhuratat nga familjarët.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

*Ky artikull u përditësua për të saktësuar datën e seancës dëgjimore për subjektin Artan Jahollari, e cila gabimisht ishte shënuar në 6 Dhjetor. Reporter.al kërkon ndjesë për gabimin dhe ne po punojmë që të mos përsëritet. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *