Prokurori i Fierit Dorian Tafilaj dhe djali i tij Eldi Tafilaj pas seancës dëgjimore në KPK. Foto:BIRN
Analiza KPK

Vendimi i KPK: Dorjan Tafilaj nuk arriti nivel të mjaftueshëm për kriterin e pasurisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 28 dhjetor 2023 shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Dorjan Tafilaj, pasi konkludoi në vlerësimin tërësor të çështjes se ky subjekt rivlerësimi kishte kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasurinë dhe se rezultonte në pamundësi financiare për krijimin e një pjese të tyre. Ndërkohë, […]

Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ
Lajme

Pas Magjistraturës, edhe KLGJ ndryshon kriterin e mesatares për ndihmësit ligjorë

Pas Shkollës së Magjistraturës, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën që të heqë kriterin e notës mesatare mbi 7 për lëndët kryesore për juristët që do të konkurrojnë për 15 vende vakante për ndihmës ligjorë. Pasi vendosi më 31 janar që të pranohen 20 studentë për magjistratë dhe 15 për pozicionet e ndihmësve […]

Trupa gjyqësore e drejtuar nga Sokol Çomo dhe me anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz. Foto: Malton Dibra/LSA
KPA Lajme

Pas vendimit të Strasburgut, KPA pranon rishikimin e vendimit për Antoneta Sevdarin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, do të shqyrtojë pas afro një viti kërkesën e paraqitur nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të shkarkimit të saj nga detyra. Në faqen online të KPA është njoftuar se të hënën më 19 shkurt, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi kërkesa e Sevdarit për vendimin e […]

Prokurori Elio Mazreku pas seancës në KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

KPK e gjeti me pamundësi financiare prokurorin Elio Mazreku

Prokurori i Tiranës, Elio Mazreku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më datë 23 nëntor 2023, pasi u konkludua se nuk arriti nivel të besueshëm për pasurinë për shkak të mungesës së burimeve të të ligjshme, deklarime të pasakta e të pamjaftueshme. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për figurën dhe […]

Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një procesi. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme Veting

KPA vendos të shqyrtojë një prej denoncimeve të reja ndaj prokurorit Julian Çafka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten më 2 shkurt të kalojë për shqyrtim një nga tre denoncimet e depozituara kundër prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka nga shtetasi A.LL. më 22 janar, pak ditë para seancës së mëparshme. Në fillim të seancës publike në Kolegj, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u shpreh se përmbajtja […]