Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Prokurori Gentjan Osmani përballet me vetingun

Prokurori i Krimeve të Rënda, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Gentjan Osmani, u përball të martën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili ngriti pikëpyejte mbi burimet financiare për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Prokurori i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Gentjan Osmani, duke dalë nga një seancë e Komisionit të Pavarur t137 Kualifikimit, KPK, | Foto nga L LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i udhëhequr nga Firdes Shuli si kryesuese, Roland Ilia si relator dhe Pamela Qirko anëtare, mbajti të martën mbasdite seancën dëgjimore për prokurorin Gentjan Osmani, me detyrë zv.drejtues pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë.

Osmani është përzgjedhur si pjesë e listës prioritare te vetingut për shkak të kandidimit të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Procesi i rivlerësimit për prokurorin Gentjan Osmani është bërë të të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Si pjesë e këtij procesi, KPK ka administruar raportet për subjektin nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit, Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Sipas raportit të ILDKPKI subjekti ka bërë deklarim të saktë pasurie, nuk ka fshehje pasurie, ka burime të ligjshme dhe nuk ka bërë deklarim të rremë.

KPK ka ndërmarrë një hetim të pavarur administrativ për një numër pasurish të prokurorit Osmani, përfshirë një apartament 96 m2 të blerë në vitin 2017 në Tiranë me vlerë 82,000 euro, me burim shitjen e apartamentit të mëparshëm 1+1 me sipërfaqe të brendshme 65 m2 dhe vlerë 80 mijë euro, si dhe 2 mijë euro kursime familjare.

Apartament 1+1, të kontraktuar në vitin 2009 dhe të blerë në vitin 2016 me vlerë 67800 euro, nga i cili janë paguar deri në vitin 2016, pëpara shitjes së tij 63680 euro. Ky apartament në vitin 2016 është rivlerësuar në 80,000 euro. Burimi financiar për këtë aset është paga në vite e subjektit dhe e bashkëshortes, një dhuratë kesh në vlerë 1.5 milionë nga vjerri i subjektit dhe një hua në vlerë 20,000 euro në vitin 2009 nga shtetasi A.Ç – kushëri i subjektit me banim prej 20 vjetësh në Itali.

Gjithashtu KPK ka hetuar burimet financare për një autoveturë Wolswagen të vitit 2003, të blerë në vitin 2015 për vlerën 400 mijë lekë, dhe pronësinë e ¼ e një apartamenti prej 106.9 m2, të blerë nga Enti i Banesave në vitin 1998 me vlerë 1.4 milionë lekë. Gjithashtu, prokurori ka deklaruar se ka në përdorim nga shtetsi B.K një automjet Benz Mercedes të vitit 2007.

Sipas relatorit Roland Ilia, nga analiza financiare e aseteve të prokurorit Gentjan Osmani, rezulton se ai nuk ka pasur burime financiare për pagesën e 2 kësteve për apartamentin e porosituar në vitin 2009, me vlerë respektive 15 mijë euro dhe 32,680 euro, për një total prej 47680 euro. Prokurori Osmani ka vetëm një ‘dokument’ të shkruar me dorë për huanë nga shtetasi A.Ç. Ai gjithashtu nuk justifikon me të ardhura pagesën e huasë ndaj shtetasit A.Ç në vitin 2011 në vlerë 7000 euro, në vitin 2012 në vlerë 5000 euro, dhe në vitin 2013 me vlerë 8000 euro.

Për sa i takon pastërtisë së figurës, DSIK është shprehur në raportin e dërguar në KPK se prokurori Osmani nuk ka kontakte të ‘papërshtashme,”, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka vlerësuar aftësitë e tij profesionale.

Në fjalën e tij të shkurtër përpara Komisionit, prokuroi Osmani vlerësoi trupën gjykuese për objektivitetin e raportit, ndërkohë që tha se ka pasur të ardhura të mjaftueshme për pagesën e kësteve të shtëpisë me sipërfaqe 65 m2 të porositur në vitin 2009.

“Insistoj fort se kësti i dytë në vitin 2009 është paguar nga të ardhurat deri në fund të vitit,” tha ai.

Në fund të seancës Osmani kërkoi rikonfirmimin në detyrë.

“Vlerësoj korrektësinë e procesit dhe kërkoj konfirmimin në detyrë,” përfundoi ai.

Vendim për të ardhmen e karrierës së Osmanit do të jepet të enjten me datë 2 gusht ora 12.15.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *