Ndihmësi ligjor, Roland Agolli pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Ndihmësi ligjor, Roland Agolli konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën me 9 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Roland Agolli. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Gjatë seancës dëgjimore një javë me parë, Agolli dha shpjegime të përmbledhura për barrat e provës që i ishin kaluar për pasurinë. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Roland Agolli ka punuar si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Durrësit gjatë viteve 1996-2000. Për periudhën 2000-2005 ka punuar si jurist në një subjekt privat. Në vijim ka punuar pranë Hekurudhës Shqiptare, në njësinë administrative Sukth të Durrësit dhe si avokat. Në vitin 2015, ai është emëruar si ndihmës ligjor dhe aktualisht e ushtron detyrën në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *