Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë paraqitjes në SPAK. Foto: LSA.
Lajme

Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj

Ish-ministri Ilir Beqaj u la me masë sigurimi arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila mori në shqyrtim kërkesën e tij dhe personave të tjerë për zbutje të masave të sigurimit.

Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të barazisë në tenderë dhe fshehje apo mosdeklarim të pasurisë apo interesave private – akuza që lidhen me disa procedura prokurimi të kryera nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), të cilën ai e drejtoi që nga themelimi.

Detyra e kësaj agjencie ishte menaxhimi më me efikasitet i fondeve të Bashkimit Evropian, që dyshohet se përfunduan në xhepat e Beqajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Apeli la në qeli dhe bashkëpunëtorin e ish-ministrit, Ermal Kurtulajn, i cili mbante pozicionin e koordinatorit të programit ‘EUSAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

Të akuzuarit e tjerë në këtë dosje, Alfred Nikolla, Elton Marini, Bledar Leka, Bjona Ziaj dhe Gazmend Haxhia u lanë me masat e sigurimit arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje siç ishte caktuar edhe nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *