Ankimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka lehtësuar pozitat e ish-prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Artur Selmani lidhur me përfshirjen në lotari si dhe masakrën e Çoles, por problemet me pasurinë e nxjerrin përfundimisht jashtë sistemit.
Author: Vladimir Karaj
Balanca negative prej 21 milionë lekësh i kushtoi karrierën gjyqtares Brunilda Malo
Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Brunilda Malo u shkarkua nga detyra për diferenca të mëdha negative, me burim kryesor pamundësinë për të vërtetuar të ardhurat e përfituara nga biznesi privat i bashkëshortit, sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së.
Kolegji rrëzon pretendimet e Lubonjës: Dhuratat me burim të pajustifikuar
Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit arrin në përfundimin se gjyqtari i Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja ka kryer deklarim të rremë për shtëpinë dhe nuk justifikon burimin e dhuratave të përfituara nga nëna e ndjerë dhe vjehrrit në SHBA.
Problemet me pasurinë rrezikojnë prokurorin e Apelit, Edmond Hyka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e gjeti prokurorin e Apelit të Tiranës, Edmond Hyka me 18.2 milionë lekë minus, ndërsa ngriti pikëpyetje për konflikt të mundshëm interesi. Avokati i Hykës e cilësoi procesin me probleme proceduriale.
Ish-kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti nuk justifikoi dot dy shtëpi para KPK
Suljeman Kurti nuk e bindi dot Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se për ndërtimin e shtëpisë në Librazhd kishte përdorur 14 mijë tulla dhe gëlqere që i kishte prodhuar vetë në mënyrë artizanale. Nga analiza financiare rezultoi se ai nuk kishte patur mundësi financiare edhe për blerjen e një apartamenti në Tiranë.
KPA riçel hetimin gjyqësor për anëtarin e KLP Arben Dollapaj
Kolegji vendosi të përqëndrojë hetimin për Dollapaj në procesin e ndërtimit të godinës në Valbonë dhe në verifikimin e pasjes ose jo të konfliktit të interesit me shtetasin Kosovar që i shiti vëllait shtëpinë në Tiranë.