Komisioni vlerësoi se gjyqtari i apelit të Durrësit ka kryer shitje fiktive të një apartamenti te vjerra e tij me synimin e justifikimit të parave për blerjen e një makine luksoze. Ai gjithashtu u penalizua edhe nga fakti se nuk ishte tërhequr nga pozicioni i relatorit në një proces gjyqësor me palë një kompani ndërtimi […]
Author: Edmond Hoxhaj
Vila tre kate në Kukës solli shkarkimin e Isuf Shehut në KPK
Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, Isuf Shehu nuk arriti të bindë trupën gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK të përbërë nga Suela Zhegu kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Xhensila Pine anëtare, se kishte mundur ta ndërtonte me burime të ligjshme financiare banesën e tij tre katëshe + bodrum në qytetin e […]
Anëtari i KLP, Besnik Cani sfidon legjitimitetin e dy anëtarëve të Kolegjit
Prokurori Besnik Cani u paraqit para Kolegjit me një kallëzim penal në SPAK për gjyqtarin Luan Daci dhe kërkesën për përjashtim të tij dhe të relatorit Ardian Hajdari, që sipas tij janë zgjedhur në kundërshtim me ligjin. Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet nga një trupë tjetër e KPA-së.
KPK shkarkon gjyqtaren Marsela Balili
Gjyqtarja Marsela Balili u shkarkua nga procesi i vetingut pasi komisioni nuk u bind nga shpjegimet e saj për pasurinë familjare.
KPK konfirmon në detyrë kryetarin e Gjykatës së Posaçme
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoj në detyrë gjyqtarin Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Denoncimet ndaj Dollapajt, Komisioneri kritikon hetimin “e mangët” të KPK
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi verifikimin e plotë të denoncimeve ndaj prokurorit Arben Dollapaj, ndërsa ky i fundit dorëzoi prova të reja për të ardhurat dhe shtëpinë në Valbonë.






