Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh në vlera të mëdha për pasurinë e krijuar dhe deklarime të pasakta.
Author: Gjergj Erebara
Gjykimi mbi vlerën e provave të Adnan Kosovës ndau KPA
Dy anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjykuan se provat e sjella nga ish-prokurori Kosova për burimet për blerjen e të vetmit apartament të familjes së tij mjaftojnë për të justifikuar pasurinë. Por shumica e anëtarëve nuk e gjeti bindës dhe vendosi shkarkimin e tij.
OMN kritikon ashpër KPK dhe rekomandon shkarkimin e gjyqtares Alkelina Gazidede
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi që Kolegji i Apelit të shqyrtojë me urgjencë rastin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares Ankelina Gazidede dhe që praktika e përsëritur e KPK për konfirmim në detyrë dhe referim për inspektim duhet të ndërpritet për shkak se përbën një heqje dorë nga KPK nga detyra e saj kushtetuese në […]
Një pagesë 30 mijë euro dhe të ardhurat nga bujqësia debatohen në seancë për gjyqtarin Hysen Saliko
Gjyqtari i gjykatës së Apelit të Vlorës, Hysen Saliko u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të mërkurën në një seancë që vijoi për më shumë se tre orë, në të cilën u debatua gjerësisht nëse të ardhurat familjare të gjyqtarit nga bletaria duheshin apo jo të konsideroheshin të ligjshme.
Gjyqi i prokurores Donika Prela në KPA shtyhet për në shtator
Prokurorja përballet me kërkesën për shkarkim për shkak të pikëpyetjeve mbi pasurinë, dorëzoi një raport mjekësor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të hënën duke kërkuar shtyrjen e seancës për periudhën e raportit si dhe për periudhën e pushimeve të gushtit.
Komisioneri Publik apelon vendimin e konfirmimit të gjyqtares Miranda Andoni
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës u konfirmua në detyrë në qershor por Komisioneri Publik Dariel Sina kërkon në apel rihapje të hetimit duke konsideruar punën e KPK të mangët dhe duke argumentuar se Andoni nuk arrin të justifikojë bindshëm pasurinë dhe kursimet e saj.