Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Renda, Donika Prela në seancën e parë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto :LSA
Artikull kryesor Lajme KPA Lajme Vendi

Gjyqi i prokurores Donika Prela në KPA shtyhet për në shtator

Prokurorja përballet me kërkesën për shkarkim për shkak të pikëpyetjeve mbi pasurinë, dorëzoi një raport mjekësor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të hënën duke kërkuar shtyrjen e seancës për periudhën e raportit si dhe për periudhën e pushimeve të gushtit.

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Renda, Donika Prela në seancën e parë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto arkivë: LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën të shtyjë për datën 3 shtator çështjen e prokurores Donika Prela pasi kjo e fundit paraqiti një raport mjekësor për të justifikuar mungesën si dhe kërkoi që çështja e saj të shqyrtohet pas pushimeve të gushtit.

“Për arsye shëndetësore, ju lutem pranoni kërkesën për shtyrje seance,” shkroi Prela në letrën e saj, e cila u dorëzua nga bashkëshorti.

“Gjithashtu, ju lutem merrni parasysh se muaji gusht është muaj pushimesh për sistemin gjyqësor,” shtonte letra.

Komisioneri Publik Florian Ballhysa e la në çmim të gjykatës vendimin dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit e pranoi atë duke caktuar datën 3 shtator për seancën e ardhshme.

Prela u konfirmua në detyrë në shkurt 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mes debateve të shumta politike. Ajo është akuzuar nga Partia Demokratike për lidhje me krimin ndërsa komisioneri publik apeloi vendimin e konfirmimit duke kërkuar shkarkimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *