Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit Durrës, Tritan Hamitaj

Lajme
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh në vlera të mëdha për pasurinë e krijuar dhe deklarime të pasakta.

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit Durrës, Tritan Hamitaj

Seanca dëgjore për gjyqtarin Tritan Hamitaj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në Tiranë më 14 shtator 2020. Foto: Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit Durrës, Tritan Hamitaj. Ky i fundit nuk u paraqit në seancën e shpalljes së vendimit.

Trupi gjykues që kreu rivlerësimin e gjyqtarit Hamitaj përbëhej nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa (Bungo) relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Komisioni e përfundoi hetimin e Hamitajt vetëm për kriterin e pasurisë dhe rrëzoi një duzinë me kërkesa, mes tyre një për rihapjen e hetimit edhe për dy kriteret e tjerë dhe një për përjashtim të trupit gjykues.

Gjyqtari i gjykatës së Apelit të Durrësit Tritan Hamitaj u përball gjatë seancës dëgjimore me dyshimet e e ngritura nga Komisioni për pasuri të fshehur, kontrata fiktive huaje, mungesë burimesh dhe deklarime të pasakta. KPK konstaton se Hamitaj kiste rezultuar me një balancë negative në vlerën -19 milionë lekë për periudhën 2003-2016.

Gjyqtari Hamitaj replikoi duke vënë në dyshim metodologjinë e KPK për llogaritjen e shpenzimeve, ndërsa pretendoi se procesi ishte i parregullt dhe se nuk i ishte dhënë mundësia e mbrojtjes efektive.

Lexo më shumë:

Gjyqtari Hamitaj përballet me pikëpyetjen 19 milionë lekë për pasurinë

Komisioni i rrëzoi një dyzinë me kërkesa ndërsa gjyqtari Hamitaj kërkon përjashtimin e trupës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Tritan Hamitaj –Gjykata e Apelit Durrës

 

Gjergj Erebara
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.