Gjyqtari Dritan Banushi pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme Veting

KPA kërkon analizë të re financiare për gjyqtarin Dritan Banushi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të martën të kërkojë nga Komisioneri Publik një analizë financiare të re për pasuritë e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Dritan Banushi. Banushi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në janar të vitit 2020, por vendimi i konfirmimit të tij u ankua nga Komisioneri Publik […]

Gjyqtarja Marinela Osmani në KPA | Foto: BIRN/ Vladimir Karaj
KPA Lajme Veting

KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor në çeshtjen ndaj gjyqtares Marinela Osmani

Seanca e shkurtër gjyqësore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit në çështjen ndaj gjyqtares Marinela Osmani u fokusua mbi termin propocionalitet i aplikuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimin për konfirmimin në detyrë të saj, përkundër vendimit të Kolegjit që çoi në shkarkimin e bashkëshortit ish-prokurorit Gentjan Osmani mbi të njëjtat prova. Ish-prokurori […]

Prokurori Florian Bonjaku pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

Prokurori Florian Bonjaku përballet me barrë prove për pasurinë dhe figurën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të mërkurën seancën dëgjimore në procesin e rivlerësimit të prokurorit të Prokurorisë së Krujës, Florian Bonjaku. Bonjaku iu nënshtrua rivlerësimit në të tri kriteret nga një trupë e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sabxhaktarin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte Steven Kessler. Komici […]

Prokurorja Eriselda Bala pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Veting

KPK shkarkon me shumicë votash prokuroren Eriselda Bala

Komisioni i Pavarur i Kaluafikimit njoftoi të enjten se kishte vendosur shkarkimin e prokurores së Tiranës Eriselda Bala, pas hetimit në të tri kriteret e rivlerësimit. Kryesuesja e trupës Suela Zhegu tha se vendimi i shkarkimit ishte marrë me shumicë votash. Veç Zhegut në trupën që hetoi Balën ishin Brunilda Bekteshi relatore dhe Firdes Shuli […]

Prokurorja Elfrida Bregova në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme

Prokurores Elfrida Bregova i kërkohen shpjegime mbi transaksionet bankare dhe huatë

Prokurorja e Tiranës, Elfrida Bregova u përball të martën me pikëpyetje mbi mundësitë financiare të saj dhe të bashkëshortit po ashtu prokuror, Saimir Bahiti, në blerjen e një apartamenti 104 metra katrorë në Tiranë. KPK vuri në dukje se Bregova rezultonte me fonde të pamjaftueshme dhe një bilanc negativ në total prej 2.9 milionë lekësh, […]