Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Asim Vokshi u përball në KPK me kërkesat për të provuar pasurinë e prindërve të tij si dhe dha shpjegime mbi një denoncim në kriterin e profesionalizmit.
Author: Edmond Hoxhaj
Kreu i Gjykatës Administrative të Vlorës shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit Astrit Shema për pasuri të pajustifikuara.
Gjyqtari Astrit Shema përballet pyetje për mungesë burimesh dhe mosdeklarime në KPK
Kreu i Gjykatës Administrative të Vlorës Astrit Shema u gjend përballë një sërë pikëpyetjesh mbi pasurinë dhe iu vu në dukje mungesë burimesh në mbi 5.2 milion lekë. Shema kundërshtoi gjetjet e KPK, ndërsa tha se një nga personat e cilësuar të lidhur kishte refuzuar t’i jepte dokumentacion.
KPA riçel hetim për Alma Kolgjokën, kërkon fatura uji dhe dritash
Pas kërkesës së ndrojtur të komisionerit për rihetim të kryetares së Gjykatës së Krujës dhe parashtrimeve të subjektit se ankimi nuk duhej pranuar, Kolegji vendosi të kërkojë dokumente shtesë për apartamentin e prindërve, pa vendosur nëse ata do të konsideroheshin apo jo persona të lidhur.
Kolegji dëgjoi argumentet përfundimtare në seancën për prokurorin Besnik Cani
Komisioneri Publik dhe mbrojtja e anëtarit të KLP, Besnik Cani ngritën pretendime të ndryshme mbi të drejtën e palëve për të ankimuar një pjesë të vendimit të KPK-së mbi profesionalizmin. Komisioneri këmbënguli në shkarkimin e Canit, ndërsa mbrojtja në konfirmimin e tij në detyrë.
Zv.Prokurori i Përgjithshëm Thoma Jano konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi konfirmimin në detyrë të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Thoma Jano.






