Në mes të tetorit, Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës së Tiranës për miratimin e një kërkese të prokurorisë për pushimin e një kallëzimi penal ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, Ndërmarrjes Nr.1 të Punëtorë të Qytetit dhe kompanisë “Fusha”, për një tender me vlerë 332.5 milionë lekë (2.72 […]
Author: Edmond Hoxhaj
‘Vonoi arrestimin e kreut të Kadastrës’: ONM rekomandon shkarkim për Anita Jellën
Vëzhguesit ndërkombëtarë arsyetojnë se Jella duhej të ishte shkarkuar për vonim të arrestimit të drejtuesit të ASHK-së së Durrësit dhe moshetimin e një gjyqtareje. KPK i referoi çështjet e ngritura nga ONM për procedim disiplinor, por arsyetoi në favor të konfirmimit të drejtueses së Prokurorisë së Durrësit.
Fatos Qato u shkarkua për mosdeklarim dhe mungesë burimesh financiare
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi pretendimet e ish-gjyqtarit Fatos Qato mbi analizat financiare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa gjeti qëndrimet e tij kontradiktore.
KPA rrëzon kërkesën e Besnik Canit për pezullim të procesit
Anëtari i KLP-së, Besnik Cani i kërkoi Kolegjit të ndërpritej procesi ndaj tij për shkak të një padie në Gjykatën Kushtetuese për verifikimin e mandatit të 2 anëtarëve të Kolegjit dhe një procedimi penal të filluar nga SPAK. Kërkesa u rrëzua dhe palëve iu kërkua të përgatisin konkluzionet përfundimtare.
Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku dha dorëheqjen, pas përfundimit të hetimeve nga KPK
Liljana Sulollari (Baku), ish-gjyqtare e Gjykatës për Krimet e Rënda, dha dorëheqjen disa ditë pasi KPK i kaloi barrën e provës për kriterin e figurës dhe pasurisë.
Gjyqtari Stavri Kallço dha dorëheqjen 14 ditë pas kalimit të barrës së provës për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi ndërprerjen e vetingut për ish-gjyqtarin e Apelit të Korçës Stavri Kallço, pasi ky i fundit dha dorëheqjen 2 javë pasi u njoh me rezultatet e hetimit në kriterin e pasurisë.






