Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin Fehmi Petku, kreu i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
Author: Edmond Hoxhaj
Gjyqtari Hysni Demiraj u gjet nga KPK në “konflikt të hapur interesi”
Ish-kreu i Gjykatës së Apelit në Tiranë Hysni Demiraj u gjet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në dy raste të konfliktit të interesit, përfshi një vendim në favor të përfaqësuesve të kompanisë prej të cilës bleu shtëpinë. Sipas vendimit të zbardhur për shkarkimin e tij 2 komisionerë dhanë dorëheqjen nga çështja. Demiraj kundërshtoi gjetjet […]
Rovena Gashi dhe e motra përplasen me KPA, pretendojnë shkelje të të drejtave
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi kërkesën e prokurores së shkarkuar Rovena Gashi për të pasur si ndihmëse ligjore të motrën – gjykatësen Ema Gashi. Vendimi u kundërshtua nga subjekti si shkelje e të drejtës së përfaqësimit. Çështja ndaj Gashit u shty për në 23 prill.
KPK nxjerr në dritë problemet me figurën dhe pasurinë e prokurorit Fatmir Lushi
Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Fatmir Lushi u vu në vështirësi para KPK-së për të shpjeguar problemet me pasurinë që kishin dalë nga hetimi administrativ dhe raportin e DSIK-së që e ka cilësuar si të papërshtatshëm.
KPK shkel afatin për zbardhjen e vendimit ndaj Donika Prelës
Vendimi i konfirmimit në detyrë të Donika Prelës u shpall në 5 shkurt, por megjithëse kanë kaluar 30 ditë zyrtare pune nga data e njoftimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk e ka publikuar ende vendimin me shkrim.
KPK rrëzoi denoncimet kundër kryegjyqtarit Eriol Roshi
Denoncimet ndaj kreut të Gjykatës Administrative të Tiranës, Eriol Roshi, përfshi një denoncim publik nga një emision televiziv u gjetën nga KPK të pabazuara, duke i dhënë atij konfirmimin në detyrë.





