Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 17 tetor 2023 të pezullojë nga detyra për një vit prokuroren e Vlorës, Flora Çela dhe e riktheu atë për një trajnim në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare […]
Analiza
Aksionet në kompaninë e transportit të naftës sollën shkarkimin e Sokol Malajt
Prokurori i Tiranës Sokol Malaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi trupa e KPK që hetoi rastin arsyetoi se ai kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia. Në vendimin e zbardhur Komisioni sqaron se Malaj ishte shkarkuar kryesisht për shkak të mbajtjes së një marrëdhënie aktive me kompaninë në zotërim të tij. […]
Kolegji e gjeti të drejtë shkarkimin e prokurores Rozeta Qirjaqi për problemet e pasurisë dhe figurës
Kolegji e la në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurores së Apelit Korçë, Rozeta Qirjaqi, duke i rrëzuar si të pabazuara dhe të pakuptimta thuajse të gjitha shkaqet e ngritura prej saj në ankimin kundër vendimit të Komisionit, lidhur me aspektin procedural, për pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Qirjaqi u shkarkua nga detyra më 8 […]
Prokurori Artur Cara u konfirmua me kontestime në KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK u nda në vlerësimin e prokurorit të Fierit Artur Cara, ku shumica e trupës e përbërë nga kryesuesja Xhensila Pine dhe anëtari Olsi Komiçi çmuan se ai kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe figurën, si dhe nivel kualifikues për profesionalizmin, ndërsa relatorja Firdes Shuli votoi për shkarkimin […]
Kolegji rrëzon disa gjetje të KPK, por lë në fuqi shkarkimin e Neritan Cenës
Ish-gjyqtari i Tiranës, Neritan Cena arriti të përmbysë në Kolegj një pjesë të konkluzioneve të Komisionit lidhur me pasurinë dhe profesionalizimin, si dhe përfundimin lidhur me cënimin e besimit të publikut tek drejtësia, por ato u gjetën të pamjaftueshme për ndryshimin e vendimit të shkarkimit të tij nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, […]
KPK u nda në vlerësimin e prokurorit Enklid Gjini
Prokurori i Tiranës, Enklid Gjini u konfirmua në detyrë më 10 korrik nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, me shumicë votash. Shumica e trupit gjykues e përbërë nga relatorja Firdes Shuli dhe anëtari Olsi Komici konkluduan se Gjini kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, si dhe nivel kualifikues për […]






