Komisioneri Publik kundërshton vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Regleta Panajoti, ndërsa kërkon shkarkimin e saj për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurive.
Analiza
Të ardhurat e bashkëshortes dentiste penalizuan gjyqtarin Gurali Brahimllari
Në vendimin e zbardhur për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, KPK shprehet se ai nuk arriti ta bindte Komisionin se të ardhurat e bashkëshortes kishin burim të ligjshëm.
KPK bëri një sy qorr ndaj dënimit për drogë të kunatit të prokurorit kandidat për SPAK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit fshehu nga seanca dëgjimore publike denoncimin që kunati i Klodian Brahos ishte arrestuar në Itali për trafik droge– fakt që prokurori i Krimeve të Rënda nuk e kishte pohuar në formularin e deklarimit të kontrollit të figurës.
Kursimet e padeklaruara cash dhe fitimet në emigracion ndanë KPK për Regleta Panajotin
Shumica në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit i dha të drejtë gjyqtares së Tiranës dhe kandidates për në Gjykatën Kushtetuese, Regleta Panajoti duke pranuar arsyetimet e saj mbi mosdeklarimin e gjendjes cash dhe fitimet në emigracion. Por relatori i çështjes në pakicë arsyetoi se ajo duhej të ishte shkarkuar.
Biznesi i bashkëshortit dhe mangësitë profesionale i dhanë fund karrierës së Alketa Nushit
Sipas vendimit të KPK-së që e shkarkoi nga detyra, drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Alketa Nushi ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia, kryesisht për sa i takon aspektit etiko-profesional.
Videoja e “komplotit Doshi”, pa rol në shkarkimin e prokurorit Eugen Beçi
Vendimi i arsyetuar i KPK-së tregon se prokurori Eugen Beçi i shpëtoi penalizimit për videon e të ashtuquajturit “komploti Doshi”, por u dogj nga mosdeklarimi i heqjes së vizës amerikane si dhe nga problemet e shumta të pasurisë, mes të cilave edhe një kontratë fiktive me qëllim marrjen e kredisë së butë.





